5 gjëra esenciale për fillimin e një pune të re në pranverë

Office worker using computer to perform job search

Office worker using computer to perform job search

Më në fund erdhi pranvera! Ndryshimi i stinës shënon edhe një bum në punësim. Në qoftë se mendoni se pranvera 2016 është koha e duhur për karrierën tuaj, ja ku janë disa gjëra esenciale që duhet të dini për fillimin e një pune të re:

  • Demonstroni se ju keni aftësitë e duhura për të cilat punëdhënësit kanë nevojë.
  • Theksoni aftësitë tuaja dixhitale: Përdorim dhe çertifikim kompjuterik, në komunikim dhe media sociale.
  • Përgatisni CV tuaj specifikisht për nevojat që ka puna në të cilën po aplikoni.
  • Kërkoni veten në Google: Jini të pranishëm dhë të prezantueshëm në site-t e rrjeteve të ndryshme sociale.
  • Kërkoni në Internet për informacione dhe mundësi të ndryshme.

Ja pse këto janë shumë të rëndësishme:

Promovoni aftësitë tuaja të buta

Sipas një studimi, gati 2/3 (67%) e punëdhënësve janë shprehur se kanë probleme në gjetjen e kandidatëve me cilësi të mira, ku përfshihen: sjellje e duhur, etikë në punë, aftësi komunikuese dhe aftësi për të punuar në grup. Ju mund të bini në sy nga pjesa tjetër, duke treguar se i posedoni të gjitha këto cilësi.

Sigurohuni që CV juaj është shkruar mirë dhe nuk përmban gabime. Theksoni rastet kur jeni munduar shumë për të arritur një qëllim. Fokusohuni në bashkëpunime që keni pasur me ekipe të suksesshme. Shfrytëzoni intervistën e punës për të treguar anën tuaj pozitive, entuziazmin dhe etikën në punë.

Theksoni aftësitë tuaja kompjuterike dhe teknologjike

Sigurohuni që CV juaj përshin aftësitë tuaja kompjuterike, përsa i përket paketës Office. Aftësitë për përdorim të mediave sociale si dhe përdorimi i mjeteve më të fundit të komunikimit janë gjithashtu faktorë që ju veçojnë nga shumica e kandidatëve.

Personalizimi është esencial: Përgatiteni CV dhe aplikimin tuaj sipas specifikave të punës

Punëdhënësit kanë aftësinë të dallojnë një CV të përgjithshme dhe rrallëherë mund t’i tërheqë një e tillë. Ata duan të lexojnë një CV e cila përshkruan saktësisht aftësitë tuaja për punën që ata mundësojnë dhe çfarë mund të bëni ju për ta.

Listoni arritjet tuaja, jo detyrat që keni pasur në ngarkim në rolet e mëparshme. Çfarë keni bërë, mësuar apo arritur në to, që mund t’ju ndihmojnë në punën për të cilën po aplikoni? Tregojuani atyre këtë!

“Pastroni” profilet tuaja

Kërkoni veten në Google. A mund ta gjeni? Ju pëlqen ajo që shihni?

Një studim i fundit tregon se 93% e punëdhënësve kanë kërkuar për profilin e kandidatëve në rrjete sociale. 69% u përgjigjën se kanë refuzuar kandidatë si pasojë e përmbajtjeve të papërshtatshme në profilet e tyre, ndërkohë që 68% pohuan se kanë marrë në punë një kandidat bazuar në të njëjtin fenomen.

Cfarë nuk pëlqehet në rrjete sociale:

  • Foto të papërshtatshme
  • Komente të papërshtatshme
  • Mashtrime (fakte që bien ndesh me ato çfarë keni përmendur në CV tuaj)
  • Paraqitje e aftësive të dobëta komunikuese
  • Postim të përmbajtjeve lidhur me konsumim alkooli apo droge.

Pra, tregohuni të prezantueshëm nëpër rrjete sociale. Media sociale mund t’ju japë shumë mundësi për të zgjeruar rrjetin e njohjeve dhe për të komunikuar mendimet tuaja, kështu që përdoreni si mundësi për të shfaqur njohuritë tuaja rreth fushës ku punoni. Komentoni rreth lajmeve dhe zhvillimeve më të fundit në industrinë tuaj. Tregoni se jeni vërtet të interesuar në atë çfarë bëni.

  • Përveç rrjeteve sociale, përdorni rrjetin e njohjeve

Ju pëlqen apo jo, njohja e njerëzve të duhur, funksionon gjithmonë në gjetjen e një punë.

Shumë ekspertë pohojnë se, vetëm 15-20% e pozicioneve të disponueshme të punës reklamohen publikisht. Me një përqindje kaq të madhe të punëve të pareklamuara, është e kuptueshme se njohja është një nga mënyrat kryesore për të zbuluar një vend të lirë pune në treg.

Ju duhet të krijoni një rrjet njohjesh profesionale, të cilët e vlerësojnë punën tuaj dhe aftësitë tuaja në atë fushë, dhe do dëshironin t’ju rekomandonin tek të tjerët. Kjo arrihet nga njohjet që ju krijoni në shkollë, gjatë punës, apo në rrjetet sociale.

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *