Ju ndoshta as që e merrni me mend, por vendi juaj i punës mund të ndikojë tek ju duke ju bërë të ndiheni të stresuar e të lodhur. Stresi i nxitur nga vendi i punës është një problem serioz dhe nëse nuk trajtohet që në fillim mund të zhvillohet në diçka akoma më tepër serioze. Nivelet e stresit tuaj duhen mbajtur nën kontroll me qëllim që të arrini synimet tuaja të karrierës dhe për të mbajtur një ekuilibër të lumtur punë-jetë.

Stresi në vendin e punës

1-A jeni duke punuar më shumë orë sesa jeni kontraktuar?
2-A ndiheni nën presion për të qëndruar deri vonë për të përmbushur afatet e ngjeshura?
3-A po punoni deri vonë çdo javë?
4-A është e vështirë për të punuar me kolegët tuaj?
5-A ju duket i vështirë komunikimi me shefin tuaj?
6-A e konsideroni negative dhe demoralizuese atmosferën në vendin tuaj të punës?

Nëqoftëse do t’i përgjigjeshit këtyre pyetjeve, atëherë ka shumë mundësi, që vendi juaj i punës është shkaktar i stresit që ndieni.

Si të përballojmë nivelet e stresit
Më poshtë po rendisim disa mënyra për të kontrolluar dhe përballuar nivelet tuaja të stresit:

Gjeni kohë për veten- Shfrytëzoni fundjavat me zgjuarsi dhe mos mendoni për punën në mënyrë, që të bëni 2 ditë të plota relaksi, përpara se të ktheheni sërisht në punë të hënën.

Shkoni për drekë në orarin e drekës- Shumë punonjës bien viktimë e të ngrënit drekë, ndërkohë që janë akoma duke punuar në tavolinën e tyre të punës. Në fakt, ka një rritje në numrin e atyre që pranojnë se e humbasin drekën për arsye, që janë shumë të zënë me punë. Gjithmonë gjeni kohë për të ngrënë dhe bëni pushimin e drekës jashtë zyrës për t’i dhënë vetes një pushim.

Mos punoni jashtë orarit- Ndërkohë që ndonjëherë mund të jetë e nevojshme për të përmbushur objektivat apo afatet, ju duhet të jeni të fortë dhe të refuzoni të punoni jashtë orareve të kontraktuara mbi një bazë të rregullt.

Merruni me një program trajnimi- Në qoftë se detyrat e punës suaj po ju stresojnë, ndoshta ju mund të keni nevojë të shkoni në një program trajnimi për të mbledhur aftësitë tuaja dhe për të mësuar të tjera në mënyrë, që t’ju ndihmojë të përmbushni detyrat tuaja me sukses.

Kaloni kohë me familjen dhe miqtë tuaj – Një nga mënyrat më të mira për të hequr disi mendjen nga puna është të kalosh kohën tënde të lirë me ata që doni dhe për të cilët kujdeseni.

Ju duhet të përpiqeni të planifikoni ditët, që do të dilni në mënyrë që të keni diçka që mezi e prisni në fund të javës.

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *