Modeli i Ri i Profesionistëve të Burimeve Njerëzore

hr-pros1Profesionistët e HR nuk duhet të aspirojnë më për të qënë thjesht menaxher të talentuar.  Në vend të kësaj ata duhet të jenë “kampionë të ndryshimit”,  “Pozicionues strategjikë”,  si dhe “ithtarët e teknologjisë” dhe këto të dhëna janë sipas një studimi të bërë nga universiteti i Miçiganit.

Rezultatet reflektojnë evolucionin e Burimeve Njerëzore.  Ekziston një pritshmëri e madhe që  Burimet Njerëzore duhet të jenë në  biznesin e menaxhimit dhe  të udhëheqjes së ndryshimit.  Kjo do të thotë që pritet se Burimet Njerëzore do të  luajnë një rol strategjik në identifikimin e nevojave për ndryshim, duke udhëhequr drejt procesit të ndryshimit dhe duke monitoruar procesin e ndryshimit për tu sigurar që është duke arritur objektivat që ka.

Profesionistët e Burimeve Njerëzore  janë ata të cilët priten që të përdorin më shumë teknologjinë për të komunikuar  në mënyrë më efikase me punonjësit dhe për t’i lidhur punonjësit me njëri tjetrin.

Profesionistët e Burimeve Njerëzore duhet të jenë:

·         Aktivistë të besueshëm të cilët angazhohen në pozicionet e tyre jo vetëm për aktivitetet e burimeve njerëzore por edhe  për kërkesa biznesi.

·         Profesionistë krijues dhe integrues të cilët kërkojnë mënyra të reja për të bërë punën e burimeve njerëzore dhe t’i integrojnë këto praktika për  të patur një impakt pozitiv.

·         Aftësi  ndërtuese të cilat janë të domosdoshme për aftësitë organizative të cilat ndihmojnë të mbajnë biznesin.

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *