Nëse dëshironi të bëheni një shkrimtar

47Tingëllon si titull i çuditshëm, por e vërteta është krejt ndryshe. Të qënit shkrimtar është një formë e mirë e të punuarit, por pjesa e vështirë qëndron te gjetja e klientëve afatgjatë. Lë t’i hedhim një sy hapave që duhen ndërrmarë për të krijuar një jetësë si shkrimtar.

  1. Krijoni një portofol

Krijoni një portofol profesional me disa nga shkrimet tuaja më të mira. Këto do të shërbejnë jo vetëm si reklamë përpara klientëve tuaj të ardhshëm, por edhe si garanci për rezultatet që presin prej jush.

  1. Zbuloni për çfarë keni nevojë për të mbijetuar

Përpara se të vendosni se ky është profesioni që doni të vazhdoni, sigurohuni më parë të bëni një listë të shpenzimeve tuaja mujore. Sigurisht që ato varen nga stili i jetesës që ndiqni si edhe nga kushtet në të cilat ndodheni. Prandaj, ky hap është tejet i rëndësishëm. Sigurohu që ky profesion do t’ju ndihmojë në arritjen e objektivave tuaj financiarë dhe pastaj zgjidheni atë.

  1. Ndërtoni një listë klientësh

Shkrimtarëve freelance u duhet kohë e konsiderueshme të arrijnë pikën ku mund ta suportojnë tërësisht veten vetëm më anë të shkrimeve të tyre. Prandaj, një ide e mirë është të bëni një listë me klientët tuaj të rregullt duke kultivuar kështu një marrëdhënie me ta. Kjo nënkupton të keni durim që të dëgjoni kërkesat si edhe të plotësoni pritshmëritë e tyre. Jeni duke bërë biznes, ndaj duhet të silleni profesionalisht.

Mbani shënime, pjesa më e madhe e klientëve tuaj do jenë persona me vetëm një projekt, prej të cilëve nuk do dëgjoni më. Kjo është normale, pasi bizneset, përgjithësisht nuk kanë nevojë për njerëz që t’iu bëjnë shkrime për faqet e tyre.

  1. Vazhdoni zhvillimin tuaj profesional

Pjesë e të qënit një Freelancer i suksesshëm është të vazhdoni të përmirësoheni. Ka shumë mënyra se si të mund të përmirësoheni punën tuaj dhe shërbimin që u ofroni klientëve tuaj.

Ju mund të kontaktoni me një redaktues, i cili mund të lexojë disa nga punimet tuaja si edhe t’ju japë disa këshilla se si mund të përmirësoni shkrimet tuaja. Një tjetër mundësi është të merrni pjesë nëpër konferenca të ndryshme, të lexoni sa më shumë libra, si edhe të lexoni punimet e kundërshtarëve tuaj.

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *