Vetëm 1 nga 10 njerëz kanë talentin të udhëheqin

Foto 26Shpesh herë, organizatat dështojnë në përzgjedhjen e talentit të duhur për të bërë punën e menaxherit. Statistika lidhur me këtë fenomen është tepër e lartë 82%. Virtualisht, të gjitha kompanitë mundohen t’i përmirësojnë menaxherët e këqinj me anë të trajnimeve. Por, asgjë nuk e përmirëson një menaxher të keq.

Në qoftë se mendoni se menaxheri juaj është kot, ekziston 90% mundësia që të keni të drejtë.

Sipas një studimi, vetëm 30% e forcës punëtore, thuhet se është e gatshme në çdo lloj kohe, bën kërkime për probleme gjatë projekteve të ndryshme dhe sugjeron zgjidhje të mundshme.

Sipas këtij studimi, menaxherët e mirë duhet të kenë një kombinim prej 5 talentesh të cilat janë, motivimi, kërkimi, krijimi i një kulture financiare, ndërtimi i marrëdhënieve dhe marrja e vendimeve.

Ky kombinim talentesh ekziston në vetëm 1 nga 10 njerëz, sipas studimit të sipërpërmendur. Ndërkohë, vetëm 2 nga 10 njerëz kanë disa prej 5 talenteve dhe kanë premisat për të qënë menaxherë të suksesshëm, në qoftë se trajnohen në mënyrën e duhur.

Problemi kryesor i kompanive është se, në vend që të punësojnë një menaxher për aftësitë e tyre, ata i punësojnë bazuar në faktorë të tjerë si: suksesi në role të mëparshme, që ndoshta nuk ka të bëjë fare me supervizimin e një skuadre pune.

Gjetje të rëndësishme përfshijnë:

  • 18% e menaxherëve aktualë kanë talentin e kërkuar për të qënë menaxherë të suksesshëm, ndërkohë 82% e tyre jo. Talenti është parashikuesi më i mirë i performancës. Kompanitë që punësojnë menaxherë bazuar në talentin respektiv të tyre realizojnë një rritje prej 48% në fitime, 22% rritje produktiviteti, 30% rritje në përfshirjen e punonjësve në punë, 17% rritje në përfshirjen e klientëve në projekte dhe 19% ulje në xhiron vjetore.
  • Menaxherët me talent të lartë kanë probabilitet më të madh për të qënë “ambasador” të organizatës që përfaqësojnë. Ata inkurajojnë miqtë apo familjen e tyre rreth përdorimit apo blerjes së produktit apo shërbimit që ofron kompania ku ata punojnë.
  • Faktori më alarmant ngelet kostoja e madhe e kompanive që i kanë pjesë të tyre menaxherët e këqinj.

Sipas studimit, gati gjysma e punonjësve kanë dhënë dorëheqjen në një pikë të karrierës së tyre nga një punë vetëm për t’u larguar nga menaxheri i tyre i paaftë.

Një tjetër element i rëndësishëm që u zbulua nga ky studim është se menaxheret femra janë më të afta se ata meshkuj. Ato janë më të angazhuara në punë (respektivisht 41% dhe 35%). Punonjësit që janë në supervizim nga një menaxhere femër jane 6% më të angazhuar se ata që supervizohen nga një menaxher mashkull.

Ky studim këshillon si më poshtë:

“Krijoni një strategji holistike dhe të bazuar në kapitalin human”. Talenti është parashikuesi më i madh për performancën e çdokujt.

“Rritu, mos promovo”. Organizatat duhet t’i kenë qëllimet e qarta rreth planifikimit të suksesit të tyre. Një punonjës shumë i mirë jo domosdoshmërisht duhet të jetë një menaxher shumë i mirë. Nga ana tjetër, një menaxher shume i mirë, jo domosdoshmërisht duhet të jetë një udhëheqës shumë i mirë. Secili prej këtyre roleve kërkon kombinim talentesh të ndryshëm. Kompanitë duhet të zhvillojnë karrierat e punonjësve të tyre, bazuar në talentet përkatëse.

“Jepini rëndësi performancës në punë dhe jo titullit”. Performuesit më të mirë në një punë meritojnë pagën më të lartë, pavarësisht pozicionit të tyre të punës. Në këtë rast, nënkuptohet se një punonjës i thjeshtë mund të paguhet më mirë se menaxheri i vet. Nuk ka asgjë të keqe në këtë rast. Punonjësit me performancë të lartë janë vitalë për kompaninë, performancën e saj dhe për këtë arsye duhet shpërblyer.

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *