Koha më e mirë për të aplikuar për punë

best-timeSipas një studimi të kryer, rezulton se mesdita e ditës së martë është koha më e mirë për të postuar një punë të re. Ja edhe arsyet:

E marta është konsideruar si dita më produktive e javës për shumicën e njerëzve. Mesa duket, është gjithashtu dita kur punëdhënësit postojnë më shumë oferta pune.

Më tej, studimi tregon se pjesa më e madhe e pozicioneve të punës postohen në fillimin e javës dhe kryesisht të martave. Kjo është dita me dendurinë më të madhe të aplikimeve, si edhe dita kur përzgjidhen më tepër kandidatë.

Gati 60% e kandidatëve aplikojnë që javën e parë të postimit të pozicionit. Prandaj, sa më shumë të presësh, aq më pak mundësi ke për t’u përzgjedhur për fazën pasardhëse.

Një tjetër faktor për t’u patur në konsideratë është koha e dërgimit të aplikimit. Sipas të dhënave të mbledhura, ora 11.00 e mesditës është koha më e përshtatshme për punëdhënësit për të postuar pozicione të mundshme pune. Ndërkohë që shumica e kandidatëve aplikojnë për punë rreth orës 14.00. Pra koha më e mirë për të aplikuar për vend pune, është intervali 11.30 – 12.30, të martave. Megjithatë, edhe nëse e humbisni atë mundësi, mos u demoralizoni. Provoni rreth orës 16.00 për mundësi të tjera.

Një tjetër studim, tregon se aplikimet e ditës së hënë, rezultojnë të suksesshme. Megjithatë, ideja është pak a shumë e njëjtë. Aplikoni sa më herët!

Mbani një CV tuajën të përditësuar, kështu që sa herë ju shfaqet mundësia e një vendi pune,që i përshtatet qëllimeve, por edhe aftësive tuaja, ta shfrytëzoni. (Gjithsesi, gjeni kohën për ta personalizuar atë. Një CV e përshtatur për specifikën e punës është gjithmonë më e mundshme për t’u përzgjedhur se një CV e përgjithshme.)

Për më tepër, mundohuni të skeduloni intervistën e punës për në mëngjes, në qoftë se është e mundur. Sipas një studimi, intervistuesit tentojnë të vlerësojnë më shumë kandidatët që intervistohen herët në mëngjes. Pra, në qoftë se, mund të takoheni më punëdhënësin tuaj potencial në mëngjes, keni më shumë mundësi të lini një përshtypje pozitive tek ai.

Related Posts
1 Comment
  1. Jam i kenaqur per postimet Tuaja.Mejithese une nuk kam qene i sukseshem per te gjetur pune perseri ju falenderoj.Nga aplikimet e mia per pune deri me sot nuk kam marre pergjigje pozitive.Besoj ne te ardhmen do te kem sukses.Siç e dini une jam nje njeri me pervoje prej 30 vitesh ne fushen e ndertimit si dhe ne fushen ekonomike.Jam nje njeri i perkushtuar ku e konsideroj punen te shenjte.Faleminderit

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *