Panairi i Punës AUK 2015

Foto AUKZyra për Shërbimet e Karrierës dhe Qeveria e Studentëve të Universitetit Amerikan në Kosovë, organizoi Panairin e Punës 2015 në mjediset e AUK në Prishtinë më 12 maj 2015.

Në panair morrën pjesë kompani të sektorit privat kryesisht institucine financiare, shërbimesh edhe prodhimi. Kompanitë pjesëmarëse paraqitën dhe promovuan, mundësit e tyre të punësimit dhe praktika sezonale tek studentët e AUK që do të diplomohen në ekonomi, menaxhim,  multimedia dhe politikat publike.

Duapune.com ishte e pranishme në panair duke prezantuar tek studentët dhe jo vetëm të gjitha mundësitë për punësim online në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Në këtë mënyrë studentët do të kenë mundësi të informohen për më shumë oferta për punë në një hapsirë tashmë rajonale, duke rritur kështu shanset e tyre për punësim.

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *