Foto 1Duapune.com morri pjesë me stendën e saj në Panairin e Punës pranë Universitetit Europian të Tiranës më 21 maj 2015. Në aktivitet morrën pjesë shumë kompani dhe sipërmarrje private të fushave të ndryshme të biznesit. Panair ishte i hapur duke i dhënë mundësi studentëve të këtij Universitëti të zgjidhnin punëdhënësit dhe të intervistoheshin prej tyre. Edhe në stendën e Duapune.com një numër i madh studentësh u intervistuan dhe u këshilluan për mënyrën e kërkimit të punës dhe hapat që duhen ndjekur në kërkim të saj.

Menaxheja e duapune.com znj. Eljana Mete në një intervistë për shtyp në këtë panair u shpreh: “Duapune.com dhe kompania DM Consulting kanë një lidhje të vazhdueshme me UET për këshillimin e karrierës”. Ajo shton se “prisja më shumë studentë të vitit të tretë Bachelor, por studentët që kanë ardhur kanë qenë korrekt, ata ishin të përgatitur dhe vlerësoj shumë performancën e tyre”.

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *