Si të fitoni vendin e punës në një intervistë të dytë pune

Foto 16_1Kur jeni pjesë e listës së shkurtër të kandidatëve finalë për një intervistë të dytë pune, çelësi i suksesit është të bindni punëdhënësit, pse ju jeni personi i duhur ndër të gjithë kandidatët. Më poshtë janë dy mënyra sesi mund ta arrini këtë.

1. Shkoni në intervistë të përgatitur me shembuj nga punët tuaja të mëparshme dhe tregohuni të aftë për të shpjeguar pse këto eksperienca ishin të suksesshme.

Në varësi të pozicionit ku ju po aplikoni, ju duhet të jepni shembuj të eksperiencave tuaja. Nëse po intervistoheni për pozicionin Manaxher Marketingu, sillni shembuj të planeve në marketing që keni bërë, si i keni implementuar dhe pse kanë patur sukses. Nëse po aplikoni për një pozicion si Inxhinier Produkti, jepni shembuj për punë të mëparshme në lidhje me dizenjimin e një produkti apo patenta që mund të keni marrë.

Kur ju i tregoni punëdhënësit eksperiencat tuaja të mëparshme, ju i tregoni atij se ju e dini sesi funksionojnë gjërat kryesore në këtë pozicion, kështu që ky është një element i mirë që do t’ju ndihmojë ta fitoni punën.

2. Bindeni punëdhënësin me arsye specifike pse ju jeni kandidati që ata duhet të punësojnë.

Gjatë intervistës së parë ju mund të keni marrë shënime, por gjithashtu edhe në përshkrimin e punës mund të gjeni disa atribute kryesore që punëdhënësi kërkon. Duke i ditur këto atribute, ju vlerësoni veten tuaj dhe përcaktoni sesi kualifikimet dhe eksperiencat tuaja përputhen me këto kërkesa, duke i paraprirë kështu intervistës së dytë.

Gjatë intervistës së dytë ju mund të shpreheni: “Gjatë intervistës së parë, kuptova se tre kualifikimet kryesore që ky pozicion kërkon ishin… (listoni atributet) dhe unë mendoj se jam kandidati më i mirë që mund të punësoni sepse…” dhe vazhdoni duke listuar edukimin, eksperiencat dhe aftësitë tuaja.

Kur punëdhënësi ka zgjedhur vetëm disa prej kandidatëve për intervistën e dytë, do të thotë që të gjithë të përzgjedhurit janë të aftë për pozicionin. Kështu që, për të fituar vendin e punës, ju duhet të diferencoheni nga të tjerët duke shfaqur aftësitë tuaja më të mira.

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *