Si t’i përgjigjemi pyetjeve të ndërlikuara në intervistë

Foto 14Zakonisht, kur përgatiteni për një intervistë pune, duhet të keni parasysh edhe disa pyetje të vështira si për shembull “Kush është pika juaj më e dobët?”. Në dukje kjo pyetje është e lehtë, por punëdhënësit i përdorin ato për të seleksionuar kandidatët. Tre pyetjet kryesore që konsiderohen si më të ndërlikuara janë:

1. Më flisni për veten tuaj

Çfarë ata pyesin realisht: Kush jeni ju? Me anë të kësaj pyetjeje, intervistuesi do të dijë për eksperiencat tuaja personale dhe gjithashtu për personalitetin tuaj.

Pse konsiderohet e ndërlikuar: Mund të duket si pyetje e lehtë, por shumë njerëz e kanë të vështirë të flasin për veten dhe të ndajnë informacionin për interesat, pikat e forta dhe të dobta të tyre.

Si t’i përgjigjeni: Ju tashmë e keni shpjeguar eksperiencën tuaj në CV dhe në letrën e motivimit. Intervista e punës ju jep mundësinë për të treguar historitë reale të jetës suaj dhe eksperiencat që tregojnë aftësitë tuaja. Kështu, kur intervistuesi t’ju kërkojnë një përshkrim të vetes, flisni për eksperiencat tuaja në të kaluarën, për interesat që lidhen me karrierën tuaj si dhe interesa të tjera jashtë punës.

2. Çfarë ofroni ju?

 Çfarë ata pyesin realisht: Çfarë ju bën juve kandidatin kryesor për këtë pozicion? Përsëri me këtë pyetje, intervistuesi kërkon të zbulojë aftësitë, eksperiencat dhe personalitetin tuaj dhe të bëjë lidhjen me atë që kompania realisht kërkon.

Pse konsiderohet e ndërlikuar: Konsiderohet si pyejtje e ndërlikuar pasi mund të jetë e vështirë për kandidatët të gjejnë dhe të shprehin aftësitë e tyre më të mira.

Si t’i përgjigjeni: Për t’ju përgjigjur kësaj pyetjeje sa më mirë, ju duhet të kuptoni pozicionin për të cilin po aplikoni. Përpara se të shkoni në intervistë, shpenzoni pak kohë duke studiuar përshkrimet që ka ky pozicion pune. Kuptoni fillimisht kualifikimet dhe përgjegjësitë që pozicioni kërkon dhe pastaj në intervistë shpjegoni pikërisht aftësitë dhe ato eksperienca tuajat që ju bëjnë juve kandidatin më të mirë.

3. Ku e shihni veten tuaj pas 5 vjetësh?

Çfarë ata pyesin realisht: Çfarë prisni ju të fitoni nga kjo punë? Punëdhënësi kërkon të dijë nëse ju po aplikoni për këtë pozicion vetëm për të arritur qëllimet tuaja apo ju pëlqen realisht të jeni pjesë e kësaj kompanie.

Pse konsiderohet e ndërlikuar: Një sfidë e madhe me të cilën përballen punëdhënësit është gjetja e atyre talenteve që do të qëndrojnë gjatë në kompaninë e tyre. Ata e bëjnë këtë pyetje për të kuptuar nëse kandidati e mendon faktin e të krijuarit karrierë në kompaninë e tyre.

Si t’i përgjigjeni: Ju mund t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje duke treguar mundësitë dhe eksperiencat që ju shpresoni që kjo punë t’ju ofrojë. Gjithashtu mund të shpreheni se nëse do të punësoheshit në këtë pozicion, ju do të donit të arrinit disa nga qëllimet tuaj dhe gjithashtu të ndihmoni punëdhënësin të jetë i suksesshëm në organizatën e tij.

Nuk duhet të harroni që mënyra më e mirë për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve është të jeni vetvetja, të ndershëm dhe të lejoni që punëdhënësi të mund të dallojë atributet tuaja më të mira.

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *