Si t’i kërkoni shefit tuaj referencë për në një punë tjetër

Foto 13Të kërkoni nga shefi juaj një rekomandim për një punë tjetër nuk është shumë e thjeshtë. Po ashtu nëse në vendin tuaj aktual në punë ju i tregoni të tjerëve se jeni duke kërkuar një punë të re, kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet tuaja me ta.
Megjithatë, shefi mund të pranojë t’ju ndihmojë, nëse mundësitë për tu zhvilluar në punën tuaj aktuale janë të limituara.

Pikëpamjet e kompanisë

Para se të kërkoni një referencë, ju duhet të shihni mënyrën sesi kompania ku ju punoni dhe shefi i saj i koncepton këto referenca. Nëse shefi juaj e konsideron largimin nga puna si tradhëti, më mirë largohuni pa marrë një referencë prej tij. Në të kundërt, nëse ai dëshiron që dikush të rritet në karrierë, qoftë edhe jashtë kompanisë, ai mund të pranojë të japë një referencë.

Kërkesa

Përgatiteni mirë kërkesën tuaj. Në fillim tregojini shefit tuaj se pasi keni vlerësuar arritjet tuaja, keni vendosur të kërkoni një punë tjetër që mund të jetë në interesin tuaj. Në varësi të reagimit të tij vendosni nëse do i kërkoni apo jo një referencë.

Metoda e kontaktit

Nëse shefi pranon, ju duhet të vendosni për mënyrën sesi do të jepet referenca. Mund të jetë me letër të printuar ose me një e-mail, e rëndësishme është që kjo referencë të përmbajë arritjet tuaja profesionale dhe gjithashtu emrin dhe adresën e punëdhësit tuaj të ardhshëm.

Kushtojini rëndësi detajeve

Në mënyrë që të shmangni konfiktet në informacion gjatë aplikimit tuaj, duhet të diskutoni me shefin edhe për detajet në referencë. Për shembull, informacioni që keni dhënë ju për arsyet e largimit nga puna, për sjelljen tuaj profesionale, duhet të përputhen me ato që shefi juaj do të shkruajë në rekomandimin e tij.

Të sigurosh një referencë pozitive është shumë e lidhur me marrëdhënien që keni ju me shefin tuaj aktual. Gjithsesi, nëse arrini të siguroni një referencë nga shefi juaj, nuk duhet të harroni ta falenderoni atë që ju ndihmoi në gjetjen e një pune tjetër.

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *