Cilat janë gabimet më të zakonshme menaxheriale?

mistake1Guida me gabimet më të zakonshme menaxheriale:

Mungesa e komunikimit. Komunikimi nuk është vetëm çelësi për të qenë një menaxher i suksesshëm por është çelësi për të patur një organizatë të suksesshme.

Mungesa e dëgjimit. Sa më shumë që të dëgjoni aq më shumë kuptoni idetë konstruktive të ekipit tuaj, kontributet e tyre po ashtu nevojat dhe shqetësimet e tyre. Mbani mend sa çfarë nuk thuhet është po aq e rëndësishme sa ajo që thuhet.

Mungesa e një grupi pune. Fuqia e suksesit të menaxhimit qëndron në fuqinë e ekipit tuaj për të punuar si një njësi e pandashme.

Mungesa e motivimit. Asnjëherë mos harroni se gupi juaj i punës është i përbërë nga njerëz të cilët kontibojnë në suksesin apo dështimin tuaj. Mënyra më e mirë për të shpërblyer një punë  të bërë mirë është motivimi. Kështu morali, performanca dhe besueshmëria do të rriten.

Mungesa e qëllimeve. Menaxherët efektiv i vendosin qartë qëllimet e tyre.

Mungesa e delegimit. Delegimi ka shumë përfitime. Kur ju delegoni, projektet e pamundura mund të bëhen të mundura. Është mirë për stafin tuaj ti ndihmoni të zhvillojnë aftësitë e tyre të lidershipit.

Mungesa e marrjes së përgjegjësive. Si për të mirat dhe për të këqiat duhet të kujdeseni për atë që ndodh nën drejtimin tuaj. Të qenit menaxher do të thotë përgjegjësi për çfarë do që të ndodhë.

Mungesa e relaksit. Puna është një biznes serioz. Pikërisht për shkak të përgjegjësive duhet të keni një ndjenjë humori për të krijuar një ambjent pune të gëzueshëm. Trajtojeni stafin tuaj si qënie njerëzore që janë, me miqtë dhe familjet që kanë jashtë punës.

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *