Kjo pyetje edhe pse duket sikur bëhet me tendencë të mirë ka shumë raste që i ka bërë disa persona të mos e fitojnë vendin e punës. Kjo gjë vlen më shumë për të sapodiplomuarit. “Cilat janë pritshmëritë tuaja për pagesën?” është një pyetje e sikletshme pavarësisht se sa eksperiencë keni, pasi njerëzve nuk u pëlqen të flasin për para, sidomos kur duan ti bëjnë përshtypje një punëdhënësi të ardhshëm. Gjithësesi kjo është një pyetje që intervistuesit e pyesin shpesh e më shpesh gjatë intervistave! Por me disa këshilla, mund t`ia dilni mbanë kur ti përgjigjeni kësaj pyetje.

Si duhet të përgjigjeni?
Në disa shtete pyetjet për pritshmëritë e pagës janë standarte gjatë intervistës. Kjo pyetje nuk bëhet që të testoni se si përgjigjeni kur ju bëhen pyetje të tilla. Shumica e intervistuesve janë të interesuar të kuptojnë se çfarë avantazhesh prisni ju të keni nga kjo punë.

Ka dy mënyra për t`iu përgjigjur kësaj pyetje. Së pari përgjigjuni pyetjes duke dhënë një vlerë monetare. Ose së dyti, mund t`ja ktheni pyetjen intervistuesit që t`ju tregojë se çfarë ofrojnë aktualisht.

Të jepni një përgjigje të sinqertë
Po ti përgjigjeni pyetjes duke dhënë një vlerë monetare mund të jetë e rrezikshme pasi nuk do donit t`ju hiqnin nga lista vetëm sepse mund të jepni një vlerë të lartë. Por gjithashtu nuk do donit të jepni një vlerë të ulët e cila mund të pranohet direkt dhe kështu që ju do keni humbur një mundësi për të fituar më shumë para. Çelësi për t`ju përgjigjur kësaj pyetje është përgatitja. Bëni një kërkim dhe gjeni se sa vleni në bazë të tregut aktual dhe pozicionit gjeografik.

Devijimi është mbrojtja më e mirë
Nëse zgjidhni ta devijoni pyetjen, dhe mendoj se ky është opsioni më i mirë, atëhere sërisht përgatitja është çelësi. Përgatisni disa përgjigje për këtë pyetje si për shembull “Paga ime është e negociueshme në bazë të kualifikimeve të mia”. Ose “Unë nuk do doja të angazhohesha për këtë. Unë jam shumë i/e hapur për mendimet tuaja mbi këtë sepse jam i/e sigurtë që do të jetë në përputhje me tregun. “Vetëm mos harroni të jeni të buzëqeshur, ndërsa jepni këto përgjigje dhe ruani një gjuhë trupi pozitiv. Ju sigurisht që nuk doni të keni një paraqitje negative në lidhje me paratë. Intervistuesi mund të vendosë që t`ju shtyjë në këtë pyetje, nëse e bën këtë, atëhere specifikoni se është puna që ju intereson më shumë, por paga minimale që ju do pranonit do të ishte xxx.

Për këto dy metoda është e rëndësishme që ti praktikoni përgjigjet tuaja me zë të lartë në mënyrë që ti dini mirë përgjigjet dhe kështu të mund të dukeni të sigurtë gjatë intervistës. Sa më të përgatitur dhe të sigurtë të jeni, aq më mirë do të shkojë intervista.

Pyetjet në lidhje me pritshmërinë tuaj për pagën mund të jenë të pakëndshme, megjithatë, nuk ka pse të jenë një katastrofë. Me pak përgatitje dhe praktikë ju do të jeni në gjendje për t’ju përgjigjur pa asnjë problem.

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *