Fakti që orët e profesionistëve janë bërë më të ngarkuara jo thjesht ka reduktuar orarët e drekës së punonjësve (ose i ka hequr fare), por i ka bërë pononjësit të hanë shumë keq duke mos qenë të shëndetshëm dhe duke qenë më të prirur ndaj sëmundjeve.

Më pak se 60 minuta pushim
Në vitin 2012, pushimi mesatar i drekës ishte 33 minuta, ndërkohë që tani është 29 minuta.Punonjësit thonë që janë shumë të zënë që të kenë kohën për të bërë një orë pushim.
Të qenit të zënë është arsyeja kryesore se pse punonjësit nuk bëjnë një orë pushim.Një arsye tjetër është se punonjësit duan ti bëjnë përshtypje të mirë menaxherëve duke bërë pushime të shkurtra. Një nga shtatë punonjës besojnë se të hash drekën shpejtë në zyrë dhe pastaj të vazhdosh punën direkt (ose më keq, të hash drekë ndërkohë që punon!) do i bëjë ata të duken mirë para menaxherëve. Dhe mesa duket kjo funksionon! Punonjësit thonë që ata që bëjnë pushim për një orë ndihen më pak të përkushtuar se ata që e hanë drekën në zyrë ndërkohë që vazhdojnë të bëjnë edhe punën e tyre.

Rreziku i ngrënies ndërkohë që punoni…
Punonjësit që e hanë drekën në zyrën e tyre shkaktojnë një terren mbartësish bakteresh. Thërrimet mund të shkaktojnë viruse dhe nga kjo ju mund të sëmureni – a ja vlen rreziku? Për arsye shëndetësore punonjësit duhet të lëvizin pak nga zyra dhe ta hanë drekën rehat.

Kush është humbësi në këtë rast?
Studimet tregojnë se ata që punojnë në zyra janë ata që e vuajnë më shumë pjesën e pushimit të drekës, me një mesatare shokuese prej 16 minutash pushim për të ngrënë drekë.
Eshtë raportuar se punonjësit e moshes 18-24 vjeç nuk hanë drekë mesatarisht 6 herë në muaj.

Po ju e bëni pushimin tuaj të plotë?

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *