Në një vend pune profesional është e rëndësishme të silleni në mënyrë jo ofenduese me njerëzit që punojnë me ju. Kur flisni me shefin tuaj, një koleg ose një klient ju duhet ti kushtoni gjithmonë vëmendje asaj se çfarë thoni dhe si shpreheni.

Janë disa fraza dhe shprehje që nuk janë të pranueshme për t’u përdorur në vendin e punës si humori ofendues apo shprehjet e gabuara të cilat mund të ndikojnë në shansin e suksesit në karrierën tuaj.

Më poshtë janë disa shembuj të fjalëve që nuk duhet ti përdorni në punë:

· “Kjo nuk është puna ime.”

· “Mos i thuaj njeriu që ta thashë këtë,por…”

· “Nuk kam patur asnjëherë një promovim.”

· “Nuk jam e kënaqur me pagën time.”

· “Jam stresuar duke punuar këtu.”

· “Kam ngecur te kjo punë.”

Asnjëherë mos përdorni këto sjellje jo profesionale si punonjës:

· Përmendja e problemeve profesionale apo mjekësore te kolegët.

· Pyetja e kolegëve për pagën apo ti tregoni pagën tuaj.

· Ti thoni kolegëve të punës “Se nuk keni kohë për ta” është e vrazhdë veçanërisht nëse ju punoni në grup.

· Nëse thoni “Nuk kam kohë për këtë” do të thotë se keni menaxhim të keq kohe.

· Pranimi te kolegët se po kërkoni një punë të re.

· Sjellje të papërshtatshme në publik.

· Thashetheme për çështjet personale apo ështje të punes për kolegët me kolegët e tjerë.

· Mos kritikoni veten, aftësitë tuaja, kolegët apo shefin kur jeni në punë.

Kjo listë nuk është përfundimtare, megjithatë gabimet e përmendura më sipër janë më të shpeshtat që bëhen nga punonjësit të cilat ju duhet ti shmangni me domosdoshmëri për tu siguruar se nuk do të keni ndikime negative në karrierën tuaj.

 

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *