Me stresin dhe shqetësimet e shkurtimeve në punë, reçesionit dhe luftës së bizneseve, edhe zyrat me ambientet më të qeta kanë tension dhe presion. Të dish të veprosh në një zyrë me ambient stresues është e rëndësshme për të mbajtur një sjellje pozitive në punë dhe të jesh i kënaqur me të.

Ja ku janë disa këshilla që ju ndihmojnë sesi të veproni në një ambjent stresues zyre!

Zbukuroni tavolinën tuaj
Kjo nënkupton vendosjen e disa fotografive të familjes ose shoqërisë suaj që ju lumturojnë kur puna juaj bëhet stresuese. Kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni sadopak afër familjes suaj gjatë punës.

Merrni kohë për veten tuaj
Sigurohuni që ju jeni i relaksuar dhe pa stress të djelën në mbrëmje përpara se të punoni të hënën në mëngjes: bëni një dush,shikoni filmin tuaj të preferuar,vizitoni familjen tuaj ose bëni çdogjë që ju lumturon. Sigurohuni që të shkoni në punë 5-10 minuta herët që t’i jepni vetes kohë për tu rehatuar, pini një kafe me kolegët tuaj.

Përdorni kohën e drekës me mençuri
Mos u ulni në tavolinën tuaj për të ngrënë dhe mos punoni asnjëherë gjatë orarit të drekës. Është e rëndësishme që ju të qëndroni jashtë zyrës gjatë këtij orari dhe të merrni ajër të pastër. Ju duhet gjithashtu të planifikoni disa takime me familjen ose miqtë tuaj kështu që ju keni diçka me çfarë të merreni.

Kufjet
Nëse zyra juaj është e zhurmshme investoni duke blerë një palë kufje. Ato ju ndihmojnë që të largoheni nga zhurmat dhe të përqëndroheni në punë.

Përgatisni caj dhe merrni ushqime me vete
Mos pini gjithë ditën ujë, përgatisni pijen tuaj të preferuar që mund të jetë caj, kafe ose një gotë qumësht. Megjithëse ushqimi i mirë nuk është kurrë një ide e keqe, këshillohet që të merrni disa ushqime me vete.

Planifikoni ditën tuaj
Me një ambjent me presion të lartë,organizimi dhe planifikimi është çelësi i një operacioni të suksesshëm. Merrni pak kohë çdo mëngjes ose në fillim të çdo jave për të planifikuar ditët. Kjo do t’ju japi një ide të qartë të çështjeve tuaja ditore ose javore si dhe orareve të takimeve tuaja.

Merrni shumë pushime
Sa më pak pushime të bëni aq më shumë të stresuar do të jeni, kështu që sigurohuni që të flini 8 orë gjumë çdo natë, përpiquni të bëni pushim 30 minuta përpara se të flini duke lexuar një libër më mirë sesa duke parë TV. Shmangni pijet përpara se të flini sepse kjo do t’ju ndihmojë të flini i qetë pa qenë nevoja të shkoni në tualet.

Një ambient stresues pune nuk është asnjëherë një ndjenjë e mirë por në kohët e krizave ekonomike,është një eksperiencë e zakonshme,veçanërisht në kompanitë e mëdha. Duke ndjekur teknikat e mësipërme ju mund të reduktoni presionin që ndjeni në punë dhe të mbani një ekuilibër të shëndetshëm punë-jetë.

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *