Rritje në mashtrimet ndaj studentëve që kërkojnë punë

Një numër gjithnjë në rritje të studentëve të universiteteve që kërkojnë punë po bëhen viktima të mashtrimeve në kërkimin e punëve online. Duke qënë se treguesit e papunësisë mbeten mjaft të lartë në shumë vende, numri i studentëve që kërkojnë punë vazhdon të rritet duke sjellë kështu që mundësia për të gjetur punë të bëhet dukshëm më e vështirë.

Rritje e punëkërkuesve të rinj që bien viktima të mashtrimeve
Mashtruesit po përfitojnë nga naiviteti i punëkërkuesve duke iu ofruar mundësi pune në dukje shumë tunduese dhe fitimprurëse.

Gjithësesi, kur shprehin interesin për vendin e punës, ju komunikohet se duhet të dërgojnë paraprakisht  një pagesë dhe do të marrin më vonë një faturë si përmbushje të detyrave të tyre.

Rritje në skemën e transferimit të parave
E njohur zyrtarisht si skema e transferimit të parave, të tilla mashtrime po behen në rritje të vazhdueshme tepër të zakonshëm mes punëkërkuesve të rinj. Mashtruesit po përdorin dhënien e ofertave të punës me e-mail  për të bërë punëkërkuesit të bien pre e kurtheve të tyre.

Ofertat e punës variojnë duke përfshirë më së shumti  rastet e mashtruesve të cilët u ofrojnë  vende pune tepër tunduese të rinjve,  duke i informuar më pas se rekrutuesi  është sëmurë ose ka shkuar me pushime dhe ‘çuditërisht’ ka nevojë për fonde të menjëhershme.

Problemi  primar me mashtrime të tilla është se ato ulin ndjeshëm besimin e të rinjve në kërkimin e mëtejshëm të vendeve të punës. Në kohët kur tregu i punës së të diplomuarve apo punonjësve part-time është veçanërisht i dobët, punëkërkuesit e rinj duan akoma  më shumë besim  gjatë kërkimit të punës së tyre.

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *