Një nga aspektet më të frikshme gjatë konsiderimit të një oferte pune është negocimi i rrogës. Zakonisht punëdhënësit do t`ju ofrojnë një rrogë më të ulët nga c’pritet për shkak se ata presin që ju të negocioni për kushtet e saj. Kështu që është e nevojshme që ju të keni disa aftësi negocimi, në përputhje me etikën gjatë intervistës, të cilat do tju sigurojnë që diskutimet të kryen në baza respekti dhe profesionalizmi.

Ndiqni këto këshilla për të rritur aftësitë tuaja negociuese:

Përgatituni: Duhet të keni njohuri mbi standartet e rrogave në inustrinë në të cilën po aplikoni, paralel me nivelin tuaj të eksperiencës.

Mos u bëni personi i parë që flet për rrogën.

Përpiquni ti qëndroni rrogës tuaj aktuale për aq kohë sa mundeni gjatë intervistës.

Mos u bëni i ndrojtur nëse ju kërkohet një shifër ekzakte për pagën që do të merrni. Tregohuni mendje hapur, dhe pyeteni rekrutuesin cila është hapësira e mundshme e rrogës për pozicionin.

Theksoni faktin që puna në vetvete është më e rëndësishme sesa shuma që do të fitoni në muaj.

Mos kini frikë të tregoni se vlerat e tuaja e justifikojnë rrogën që dëshironi të merrni. Mos harroni se punëdhënësi do të dojë të dëgjojë një argument të vlefshëm se pse duhet t`ju paguajë ju më shumë se ç’ju ka ofruar.

Tregoni të vërtetën kur bëhet fjalë për rrogat tuaja të mëparshme, pasi kjo gjë është lehtësisht e verifikueshme.

Mos u nxitoni të pranoni ofertën e parë që ju bëhet, vetëm neqoftë se ajo është e përshtatshme.

Dhe mbi te gjitha, qëndroni profesional, mendje hapur dhe me besim tek vetvetja. Duhet të jeni realist mbi pritshmëritë .

Të negociuarit e rrogës është një aftësi, e cila konsiderohet tejet e rëndësishme për profesionistët në të gjitha nivelet e eksperiencës.

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *