Ndjesia se keni ngecur në një vend është një nga emocionet më të vështira për t’u menaxhuar. Është mjaft e rëndësishme që të përballeni me situatën aktuale me kokën lart. Pas kësaj vendosni sesi do të ndryshojë jeta juaj dhe nëse do të arrini qëllimet e karrierës apo jo. Bëhuni proaktiv dhe të vendosur për të përparuar dhe do të shihni se shumë shpejt situata juaj do të ndryshojë dhe do të ndodhë diçka për të cilën të ndiheni krenar.

Të dilni nga situata në të cilën ndodheni është ndoshta një nga lëvizjet më sfiduese të karrierës që mund të bëni. Ju jeni mësuar me rutinën tuaj ditore dhe madje mund të jeni ndjerë keq që nuk besoni më te vetja juaj. Në këtë rast, është shumë e rëndësishme që të ndiqni këtë plan dhe këto hapa:

Hapi 1 : Mbani një qëndrim
Mos u mbështesni pas njerëzve të tjerë për t’i bërë gjërat të ndodhin për ju. Mbani përgjegjësi dhe i qëndroni besnik vendimeve tuaja. Vendosni se çfarë doni të bëni, postin e punës që doni të arrini dhe llojin e kompanisë që doni të punoni. Pasi keni përcaktuar këto pika, mund të filloni lëvizjen tuaj.

Hapi 2 : Vendodhja
Ju mund të ndiheni sikur keni ngecur në punën tuaj aktuale ose më keq sikur jeni të papunë, mund të mos ketë punë aty ku ju jetoni. Për ta zgjidhur këtë situatë ju duhet të vlerësoni se ku mund të lëvizni në mënyrë që të keni përparësi nga mundësi pune të pëlqyeshme. Ndoshta do t’iu duhet të lëvizni në një vendodhje të re që të keni punën e duhur, por kjo është thjesht një sakrificë që duhet të bëni në mënyrë që të ngjisni shkallët e karrierës.

Hapi 3 : Planifikoni
Ju duhet të bëni një plan realist të veprimit. Kjo do t’iu ndihmojë të kryeni me sukses procesin e kërkimit të punës dhe t’iu tregojë sa afër jeni drejt arritjes së qëllimeve të karierrës. Një plan hap pas hapi është shumë efektiv dhe kjo do t’iu mundësojë të planifikoni çdo detaj të lëvizjes së karrierës, pë ta bëre planin më të lehtë dhe më të qartë për tu ndjekur.

Hapi 4: Rrisni shikueshmërinë e profilit tuaj online
Mendiat shoqërore janë bërë një pikë kryesore në rekrutim dhe në mënyrë që ju të përparoni në tregun e sotëm të punës ju duhet të keni vëmendjen e mediave. Hapni një llogari në Twitter, LinkedIn dhe Facebook dhe i mbani këto profile. Ju duhet t’i përdorni ato përditë në mënyrë që të ndërveproni me profesionistë me të njëjtat ide. Sa më shumë që përdorni rrjetin tuaj social aq më e lehtë do të jetë të krijoni në internet mënyrën tuaj për punën e ëndrrave tuaja.

Hapi 5: Zgjeroni rrjetin tuaj
Vlerësoni të tashmen, filloni të zgjeroni rrjetin tuaj tani! Merrni pjesë në panaire të karrierës, evente të industrisë, evente të kompanive të ndryshme, seminare dhe trajnime për të takuar punonjës me të njëjtat ide si ju.

Hapi 6: Vazhdoni të zhvilloni aftësitë tuaja
Punësimi juaj është ai që do t’iu sigurojë ju punën e ëndrrave tuaja. Gjithsesi është e rëndësishme që të mos flini mbi dafina, ju mund të kualifikoheni për punën e ëndrrave tuaja, por punëdhënësit preferojnë individë që vazhdimisht e shtyjnë veten e tyre për të arritur më shumë. Vazhdoni të zhvilloni aftësitë tuaja dhe e shtyni veten tuaj që të tejkaloni pritshmëritë tuaja dhe të të tjerëve.

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *