Pasi ju keni mbijetuar në ditën tuaj të parë të punës së re, hapi tjetër është që të bëheni një anëtar i vlefshëm i skuadrës.

Përpiquni të merrni informacione….

Do të jetë e dobishme nëse përpiqeni të merrni disa informacione rreth kolegëve tuaj. Si gjithmonë, informacioni është pushtet.

Përpiquni dhe zbuloni se sa gjatë kanë qenë në kompani anëtarët, çfarë pozicioni kanë patur, ku kanë punuar në të kaluarën dhe si është hierakia. Ju duhet të përpiqeni ti merrni këto informacione gjatë bisedave të përgjithshme dhe jo duke bërë pyetje pafund në mënyrë të menjëhershme. Duhet të dini gjithashtu nëse ka ndonjë romancë në kompani, që mos të fusni hundët atje ku nuk duhet.

Kur të filloni proçesin e njohjes duhet të jeni të qartë për objektivat tuaja dhe për çfarë dëshironi. Nuk është e rëndësishme që ti pëlqeni të gjithë kolegët e rinj por është e rëndësishme të vini ndjenjat tuaja mënjanë dhe të krijoni një mardhënie pune efektive.

Kini kujdes kur bëhet fjalë për shefin, mos flisni me zhargon familjar apo mos thoni diçka që do të pendoheni. Gjithashtu silluni me respekt me ata që janë në pozicione më të ulta se ju.

Mësoni limitet tuaja

Askush nuk shkon në një punë të re për të dështuar, por është e lehtë t`ju bëhet jeta e vështirë nëse nuk mbani një sy hapur për gabimet e mundshme.

Bëhuni sa më realist në qëllimet tuaja, veçanërisht në muajt e parë. Nëse shefi juaj pret gjëra të parealizueshme nga ju atëher kjo do të krijoj probleme. Mos mendoni se ju i keni përgjigjet për të gjitha sepse do të bëheni arrogant.

Në një punë të re do të ishte mirë të bëheshit vullnetar për kërkesa të ndryshme që mund të ketë. Gjithmonë jepini vetes kohën e duhur për të bërë detyrat që keni. Sigurohuni që ato çka do të bëni do ti bëni mirë dhe sigurohuni që shefi juaj të vërë re përpjekjen që ju po bëni.

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *