Cilët janë elementët kryesorë të një Cv-je?

Kur një punëdhënës potencial kërkon të shikojë CV-në tuaj, ai është duke kërkuar për një gjë, një dokument që tregon se ju jeni kandidati ideal ku ai të investojë kohë dhe para.

Nuk ka një formë universale por CV-ja juaj duhet të përmbajë këto elemente:

•    Detajet tuaja- që përfshijnë emrin, adresën, numrin e telefonit dhe adresën e emaili-t kështu çdo punëdhënës i interesuar mund të kontaktojë me ju lehtësisht. Informacionet si shtetësia, mosha dhe patenta janë opsionale.
•    Profili- një paragraf që tërheq menjëherë vëmendjen e lexuesit dhe i shtyn ata të mësojnë më shumë për ju.
•    Edukimi- listoni edukimin e fundit fillimisht dhe pastaj vazhdoni në rend kronologjik jepni detaje të shkurtra për kualifikimet akademike që keni marrë gjatë viteve.
•    Eksperienca e punës- listoni përsëri në rend kronologjik eksperiencat duke përfshirë emrin, vendodhjen, faqen e internetit dhe datat e punëve tuaja të mëparshme. Mund të shkruani dhe një përshkrim pune për pozicionet që keni patur.
•    Trajnime dhe njohuri- rendisni trajnimet profesionale që keni marrë gjatë vieteve. Aftësitë e përgjithshme që mund të keni si kompjuterike apo dhe ndonjë aftësi tjetër. Dhe së fundi njohuritë mbi gjuhët e huaja që ju keni.
•    Referencat- nuk është e domosdoshme ti listoni të gjitha referencat në CV-në tuaj por është e rënësishme të jepni detaje se ato janë të disponueshme.
•    Një format të qartë dhe të thjeshtë-  Gjithmonë mbajeni CV-në tuaj me dy faqe formati A4. Duhet të jetë e qartë për këdo që e lexon atë dhe e lehtë për të gjetur informacionin që kërkohet. Si dhe të ketë hapësira të bardha të mjaftueshme për të mos ngatërruar rrjeshtat me njëra tjetrën. Nëse jeni i regjistruar tek duapune.com, dhe CV juaj është e plotësuar, atëhere ju mund ta printoni dhe të jeni kështu i pajisur me një nga formatet më të mira në tregun e punës.

•    Ju mund ti shikoni të ilustruara këto pika te një model CV-je dhe në faqen kryesore të duapune.com me emrin “Shembull CV-je”.

Related Posts
1 Comment
  1. […] Shume nga keto pyetje jane standarde, dhe e kane burimin nga CV-ja. Mund te lexoni per me shume https://duapune.com/blog/2012/11/cilet-jane-elementet-kryesore-te-nje-cv-je/ […]

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *