Si të reagoni kur intervista e punës nuk po shkon mirë

Ndodh që pas intervistës së punës, të zgjidhet një tjetër kandidat.
Mund të ndjeheni të zhgënjyer dhe të dekurajuar, sidomos nëse ishit përgatitur më së miri. Është shumë e rëndësishme të mos dorëzoheni, vihuni menjëherë në kërkim të diçkaje të re.
Arritja e objektivit të vendosur është e vështirë që në fillim dhe, sidomos në këto kohë krize, vështirësitë veç shtohen. Konkurrenca në botën e punës është rritur tejmase, duke u bërë gjithmonë e më cinike dhe luftarake.
Në vend që të mërziteni nga përgjgjja negative, mundohuni të kuptoni arsyet për të cilat nuk u zgjodhët: autokritika është gjithmonë e vlefshme dhe ju ndihmon të jeni më objektivë dhe më pak mendjemëdhenj.
Të dini të reagoni ndaj një interviste pune që nuk shkoi mirë, është shenjë force dhe besimi në vetvete.

Gjëja e parë që duhet të bëni është dërgimi i një letre ose një email-i falënderimi kompanisë ku  jeni intervistuar. Edhe pse nuk u zgjodhët, kjo vlen për  t’i bërë të kuptojnë sa i rëndësishëm ishte ai vend pune për ju, dhe ndoshta, mund t’ju marrin në konsideratë në një moment tjetër.
Është një mënyrë efikase edhe për të harruar paksa zhgënjimin: nuk ju kushton gjë të provoni!
Përveç “falënderimeve”, mund të jetë me dobi mbajtja e kontakteve dhe raporteve me realitetin në të cilin u mbajt intervista, ndoshta duke kërkuar përditësime mbi ndryshimet, projektet dhe vendet e punës të lira (në mënyrë që të prezantoni përsëri kandidaturën tuaj dhe duke ritheksuar sa i rëndësishëm është ai pozicion pune).
Është me dobi të kuptoni nëse kendi gabuar diçka, për të kuptuar çfarë duhet të përmirësoni dhe si të mbushni mangësitë tuaja: gjatë intervistës nuk treguat siguri në vetvete dhe ishit në siklet? Nuk ishit veshur si duhet?
Këto pyetje mund t’ia bëni, pse jo, drejtpërdrejtë seleksionuesit me të cilin dhatë intervistën.
Është i rëndësishëm kodi i veshjes? Duhen evituar veshjet provokuese? I duhet kushtuar më shumë vëmendje CV-së apo përmbajtjes së intervistës? Është e rëndësishme letra e motivimit? Gjatë intervistës është më mirë të jesh i sigurt në vetvete dhe i disponueshëm?
Dhe mbi të gjitha, mendoni pozitivisht!

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *