Kërkimi i një pune të dytë po kthehet kohët e fundit në një iniciativë mjaft të përhapur, edhe për shkak të krizës ekonomike që ka filluar të ndihet dhe rritjes së vazhdueshme të kostos së jetës.

Për shumë persona, është e nevojshme gjetja e një burimi të dytë fitimesh, shpeshherë  e domosdoshme për përballimin e shpenzimeve mujore.
Si të orientoheni pra, në kërkimin e një pune alternative? Për të evituar mbingarkesën e aktiviteteve të përditëshme dhe duke u munduar të kini pak kohë të lirë, është themelor orientimi drejt punëve që kanë lidhje me punën tuaj kryesore.
Përveç ideve dhe këshillave për të gjetur një punë të dytë, duhet të thekshojmë se fleksibiliteti është shumë i rëndësishëm.

Industritë e shërbimit janë shumë të përshtatshme: me një punë part-time në një ushqimore, për shembull, mund të kurseni duke blerë ushqimet me një çmim më të favorshëm.

Puna në një bar, në një pub ose në një restorant mund të jetë një zgjedhje e këndshme dhe stimuluese. Ndërkohë puna sezonale është e përshtatshme edhe për ata që nuk kanë një punë gjatë vitit: shumë lokale e shtojnë stafin për përballimin e flukseve të sezonit turistik.

Mund të shrfytëzoni profesionalisht aftësitë dhe pasionet tuaja, si freelance (aktivitet gjithmonë e më shumë i përhapur). Nëse jeni të aftë me shkrimin, mund të shkruani ose redaktoni drafte për gazeta, agjenci komunikimi dhe blogje.
Kjo formulë autonomie mund t’u aplikohet punëve të ndryshme, por është më shumë e përhapur mes atyre që quhen “kreativë”: web editor, grafikë, fotografë, web designer dhe web developer.

Gjetja e një punë që koincidon me interesat personale mund të jetë zgjidhja më e mirë për  kryerjen e dy aktiviteteve.

Një input i mëtejshëm vjen nga biznesi i pavarur: hapja e një aktiviteti, edhe nga shtëpia, ju lejon të bashkoni të dyja karrierat. Falë internetit, sot është e mundur të hapësh një dyqan on-line në mënyrë të thjeshtë dhe ekonomike.

Mund të orientoheni gjithashtu në fushën e shërbimeve, duke ofruar privatisht shërbime babysitting apo mësimdhënie ose, pse jo, si kuzhinier shtëpiak (për darka apo kokteje private).

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *