Intervista pune në grup

Në këtë artikull mund të gjeni disa këshilla drejtuar atyre që nuk kanë akoma eksperiencë me seleksionimet dhe vështirësitë e botës së punës.

A e dini se ekzistojnë dhe intervista pune në grup?
Tashmë janë gjithmonë e më shumë kompani, të cilat vendosin të seleksionojnë kandidatët nëpërmjet kësaj mënyre intervistimi.
Më poshtë mund të gjeni disa sugjerime mbi mënyrat e sjelljes në rastë të tilla.
– Mos evitoni shikimin e drejtpërdrejtë të seleksionuesit: Shikimi është themelor për fillimin e çdo raporti ndërpersonal dhe i dobishëm për t’i dhënë një kuptim ndërveprimeve mes dy individësh.
– Mos shtrëngoni dorën shumë dobët, sepse një shtrëngim duarsh i fortë (por jo shumë!) tregon besim në vetvete.
– Mos e shtrëngoni dorën shumë fort, sepse mund të kuptohet si shenjë nervozizmi dhe/ose besimi të tepruar në vetvete.
– Mos lëvizni shumë mbi karrige, sepse mund të japë idenë se jeni persona jo të qetë.
– Evitoni të qëndroni të ulur keq dhe merrni një pozicion të drejtë, por pa qenë nevoja të shtiheni në karrige (kjo nënkupton pak interes nga ana juaj). – – Më mirë të mos qëndroni këmbë përmbi këmbë, duke i mbajtur këmbët në tokë tregoni një sjellje serioze dhe të edukuar.
– Mos kryqëzoni krahët, një sjellje e tillë nënkupton mbyllje.
– Mos luani me objektet.
– Mos bëni shumë gjeste , janë sinonim i nervozizmit dhe tërheqin jashtë mase vëmendjen e bashkëbiseduesit.
– Mos prekni flokët ose fytyrën, do të tregoheni shumë të pasigurt në sytë e intervistuesit.
– Mos qëndroni shumë seriozë, është shumë e rëndësishme të buzëqeshni, sidomos në fillim dhe në fund të intervistës, tregon se jeni një person miqësor dhe jeni entuziast për pozicionin për të cilin po kandidoni.

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *