Kodi i sjelljes shërben si një udhërrëfyes për veprimet tona të përditshme në punë duke reflektuar standardin tonë për sjellje të përshtatshme dhe vlerat tona kolektive. Kodi na shpjegon qartë se mënyra nëpërmjet së cilës arrijmë rezultate në punë ka po aq rëndësi sa dhe arritja e tyre. Veprimi në përputhje me kodin mund të sigurohet me lehtësi duke përdorur gjykim të shëndoshë dhe duke kërkuar këshilla kur lindin pyetje. Në rast se nuk jeni i sigurt, përpara se ta kryeni një veprim të caktuar, bëjini vetes pyetjet e mëposhtme:

• A jam i autorizuar ta bëj këtë gjë?
• A është ky veprimi i duhur?
• A është veprimi i ligjshëm dhe në përputhje me kodin e sjelljes ose politikat e tjera?
• A do të isha krenar për këtë veprim po t’ia raportoja dikujt të cilin e respektoj?
• Ky veprim a do ta ngrejë më lart reputacionin e  kompanisë?

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *