50 pyetjet më të zakonshme gjatë një interviste

interviewingKur bëhet fjalë për procesin e intervistës, kërkimi i informacionit dhe përgatitja shpesh vendosin nëse ju e kaloni fazën e parë të procesit të rekrutimit apo jo. Një nga mënyrat më të mira për tu përgatitur për intervistë pune është duke i praktikuar të gjitha përgjigjet e pyetjeve që mund të bëhen në një intervistë.  Për t’ju ndihmuar më shumë do të mundësojmë një listë me disa nga pyetjet të cilat rekrutuesit shpesh pyesin. Kështu përpara një interviste pune mund të praktikoni përgjigjet përpara pasqyrës.

Pyetjet më të zakonshme për intervistë:

1. Cilat janë pikat tuaja  të forta?
2. Cilat janë dobësitë tuaja?
3. Përse jeni të interesuar të punoni në (emri i kompanisë)?
4. Ku e shihni veten pas 5 vitesh? 10vitesh?
5. Përse doni të largoheni nga kompania juaj e tanishme?
6. Përse ka një hapësirë papunësimi gjatë periudhes (data) në punën tuaj?
7. Cfarë  mund të ofroni ju që dikush tjetër nuk mund ta bëjë?
8. Cilat janë ato 3 gjëra të cilat menaxheri juaj i mëparshëm  donte ti ndryshonte tek ju?
9. A keni mundësi të shpërnguleni në qytet tjetër ?
10. A keni mundësi të udhëtoni?
11. Tregoni për një arritje tuajën për të cilën ju jeni shumë krenar?
12. Tregoni një rast kur keni gabuar?
13. Cila është puna që ju ëndërroni?
14. Cfarë  keni dëgjuar për këtë pozicion?
15. Cfarë do të arrinit në këtë pozicion për 30 ditët e para, 60 ditët e par 90 ditet e para?
16. Flisni për eksperiencat tuaja?
17. Flisni për shkollimin tuaj?
18. Përshkruajeni veten tuaj?
19. Më thoni se si e keni përballuar një situatë të vështirë?
20. Përse duhet t’ju punësojmë juve?
21. Përse po kërkoni për një punë të re?
22. Jeni i gatshëm të punoni gjatë fundjavave apo pushimeve?
23. Si do të vepronit me një klient të acaruar?
24. Cilat janë kërkesat tuaja për rrogën?
25. Tregoni në rast kur ju i keni arritur objektivat  e një projekti?
26. Cilët janë konkurentët tanë?
27. Cili ka qënë mosrealizimi  ynë më i madh?
28. Cfarë ju motivon?
29. Kur jeni i disponushëm?
30. Cili është mentori juaj?
31. Tregoni një rast kur ju keni kundërshtuar shefin tuaj?
32. Si e përballoni presionin?
33. Si quhet CEO i kësaj kompanie?
34. Cilat janë qëllimet tuaja për karrierën?
35. Cfarë ju zgjon në mëngjes?
36. Cfarë do të thonin raportet tuaja për ju?
37. Cilat janë pikat e forta dhe të dobëta  të ish-shefit tuaj?
38. Nëse e telefonoj shefin tuaj në këto moment dhe e pyes se cila është  fusha ku ju mund të zhvilloheni, si do të më përgjigjej?
39. A jeni  ju një udhëheqës apo një ndjekës?
40. Cili është libri i fundit që keni lexuar për tu zbavitur?
41. Cilat janë ato vese që ju bezdisin tek kolegët?
42. Cilat janë pasionet tuaja?
43. Cili është website juaj i preferuar?
44. Cfarë ju vë në siklet?
45. Cilat janë disa nga eksperiencat tuaja në lidership?
46. Si do ta pushonit dikë nga puna?
47. Cfarë ju pëlqen më shumë dhe më pak nga kjo industri?
48. A do të punonit  më shumë se 40 orë në javë?
49. Cfarë pyetje nuk ju kam pyetur?
50. Cfarë pyetje keni për mua?

Related Posts
2 Comments
    • ertjola
    • On:

    sa e lezetshme ajo pyetja Cfare pyetje nuk ju kam pyetur?

    • eneida
    • On:

    Interesante.
    Mendoj se duhen postuar dhe pergjigje si duhet te prgj punemarresi.

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *