Si të kërkoni për punë kur jeni ende i punësuar

how-do-i-find-a-job-in-event-planningCdo punonjës ambicioz di se si të jetë gjithmonë syhapur për mundësinë e madhe të një vendi pune. Një punëkërkues modern pret që të ngrihet në detyrë cdo 2-3 vjet në mënyrë që të jetë mbi konkurencën.  Është e natyrshme për individët që të mbajnë një sy hapur për karrieren e tyre dhe të  kërkojnë për mundësitë që mund t’u ofrojë tregu i punës.

Gjithsesi të ashtuquajturit punëkërkues pasiv duhet të jenë mëndje hapur në metodat e tyre të kërkimit nëse ata presin rezultate pozitive dhe për të ruajtur atë qëndrim të mirë tek punëdhënësi aktual.  Punëkërkuesit të cilët e kanë një punë duhet të aplikojnë me shumë takt në mënyrë që të mos rrezikojnë reputacionin e tyre.

Shmangini fushatat tuaja teper agressive për kërkimin e punës

Mundohuni të jini profesional dhe diskret  në të gjitha procedurat. Për shembull të promovoni veten tuaj si i disponueshëm në faqet kryesore të kërkimit për punë do të ishte një gabim fatal pasi do të viheshit re vetëm nga njerëzit e gabuar. Shmangeni postimin e CV tuaj kudo dhe mos i jepni mundësi kolegëve tuaj që të dyshojnë për qëllimet tuaja.

Kini kujdes nga çfare ju rrethon

Ju duhet te jeni në gjëndje që ta trajtoni kërkimin tuaj me vendosmëri dhe qetësi. Të merresh me rekrutuesit të krijon stres dhe ndonjëherë është një barrë që duhet hequr, por sigurohuni që të punoni vetëm me persona që e kanë një reputacion të mirë dhe që dinë se si ta ruajnë privatësinë tuaj.

Sigurohuni mirë se me kë po bëni marrëveshje

Nëse shikoni apo dëgjoni për një pozicion pune të hapur, kjo do ishte perfekte për ju. Eshtë tundues fakti që ta nisësh  CV pa bërë kërkime apo pa patur informacion të detajuar lidhur me pozicionin e hapur. Në rast se e vlerësoni punësimin tuaj aktual atëhere ju nuk e keni luksin që ta bëni këtë gjë. Ju duhet ta dini saktësisht se cili menaxher punësimi do të lexojë CVtuaj dhe se në databazen e cilës kompani CV juaj do të shkojë.

Gjithsesi me qetësi, kujdes, dhe durim ju mund të qëndroni i punësuar dhe i hapur për mundësi të reja karriere në të njëjtën kohë.

Related Posts
Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *