Si planifikohet karriera?

career-planning2Pyetje:
Si  planifikohet  karriera? Cfarë  rëndësie  ka ajo?

Përgjigje:

Përshëndetje, ju falenderojmë për interesimin.
Për më shumë informacion dhe detaje mbi planifikimin e karrierës, ju lutem klikoni mbi
www.duapune.com/udhezuesi/

DM Consulting Services ka përgatitur këtë udhëzues si një burim informacioni për njohjen dhe hyrjen në tregun e punës në Shqipëri. Edhe pse i destinuar kryesisht për studentët, ky udhëzues mund të jetë i dobishëm për të gjithë.

Hapi i Parë: Njohja e vetvetes
Mënyra më e mirë për të hyrë në rrugën e karrierës që ju përshtatet është duke njohur sa më mirë veten tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë për të vlerësuar mundësitë tuaja, për të marrë vendime të qarta dhe për të identifikuar mundësitë më me vlerë.

Hapi i dytë: Konsideroni mundësitë tuaja
Zbulimi i mundësive profesionale apo të studimit, mund të jetë një proces interesant dhe me shumë vlerë. Prandaj, sa më shumë të kërkoni aq më mirë është për ju. Dalloni dhe organizoni mundësitë duke u bazuar në faktin se sa të vlefshme janë për ju dhe sa do t’ju ndihmojnë të përqëndroheni në marrjen e vendimeve të drejta.

Hapi i tretë: Marrja e një vendimi
Marrja e një vendimi të vlefshëm del si rezultat i një vlerësimi që duhet bërë duke krahasuar mundësitë dhe duke marrë parasysh personalitetin, vlerat, interesat dhe pritshmëritë tuaja. Qëllimi përfundimtar për marrjen e një vendimi është të zgjedhësh mundësitë që ju ofrojnë kënaqësi dhe sukses. Parashikoni sfidat e mundshme dhe pengesat që mund t’ju dalin gjatë rrugës dhe përshtatuni me ato.

Hapi i katërt: Krijoni planin e veprimit
Një plan veprimi ndihmon për të përcaktuar qëllimin tuaj, si dhe për të arritur hapat e nevojshme duke u bërë ballë sfidave që mund të hasni. Kjo do të jetë e dobishme për planifikimin dhe vazhdimin e studimeve tuaja, për të kërkuar punë apo për të vazhduar zhvillimin tuaj personal. Për secilën nga mundësitë tuaja specifikoni qëllimin, hapat e nevojshme dhe sfidat e mundshme. Rishikimi herë pas here i planit tuaj të veprimit ju ndihmon të përparoni.

Hapi i pestë: Planifikimi i kërkimit të punës suaj
Përdorimi me efektivitet i mjeteve dhe i strategjive për kërkimin e punës do të rrisë aftësinë tuaj për të ecur me sukses në tregun e punës. Mbledhja e informacionit përkatës, ndërtimi i dokumentacionit të nevojshëm dhe krijimi i rrjetit të kontakteve ju përgatisin që të keni përparësi në intervista pune.

Hapi i gjashtë: Menaxhimi i suksesit tuaj pas fillimit të karrierës
Eksplorimi dhe përdorimi i strategjive ju ndihmon të keni sukses dhe të lulëzoni në fushën profesionale. Të qenurit të kënaqur dhe të suksesshëm me karrierën tuaj, kërkon investim të vazhdueshëm.

Related Posts