Si duhet lexuar një njoftim pune.

jobTë deshifrosh një njoftim pune mund të jetë pak e ndërlikuar sidomos ne rastet kur personi i cili e përgatit njoftimin nuk është vetë punëkërkuesi, ju duhet të kuptoni mirë njoftimin për të kuptuar saktësisht se cfarë duan menaxherët e BNJ në mënyrë që të aplikoni në një intervistë efektive. Ideja është që ju të arrini të lexoni përmes rrjeshtave.

Si fillim ju duhet të plotësoni të gjitha kërkesat e vështira si përshembull  “kërkesën për diplomë” apo “minimumi eksperiencë 2-3 vjeçare”. Këto janë elemente të panegociushme në përshkrimin e punës.

Lexoni njoftime të tjera pune mundësisht nga i njëjti  punëdhënes për të kuptuar më mirë natyrën e kompanisë, sipas Mathew Curtis asistent professor në universitetin e Kalifornise Jugore. z. Curtis sugjeron më tej duke thënë se kur i përgjigjemi një njoftimi pune duhet të pasqyrojmë gjuhën e kompanisë . Përshtatshmëria në kthimin e përgjigjes e rrit lidhjen me personin që komunikoni. Nëse ata përdorin gjuhë të thjeshtë atëhere edhe ju duhet të përdorni të njëjtën gjuhë në përgjigje të njoftimit. Nëse ata përdorin fjalë të gjuhës profesionale atëhere edhe ju duhet ta bëni gjithashtu.

Jini të vëmendshëm se si formulimi i një njoftimi për punë mund të ndikojë në perceptimin tuaj për kompaninë, si dhe perceptimin e rekrutuesit në pritshmëritë e sjelljes tuaj gjatë intervistës.

Related Posts
Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *