Cfarë pyetjesh mund ti bëni inervistuesit

job-interviewIntervista nuk ka përfunduar akoma. Pasi intervistuesi të ketë bërë të gjitha pyetjet, do t’ju pyes nëse ju keni ndonjë pyetje për kompaninë. Do të ishte më mirë që ju ti keni parapërgatitur.

Sa më të përshtatshme dhe në lidhje me kompaninë apo pozicionin të jenë pyetjet aq më shumë i/e përkushtuar dhe entuziastë do dukeni. Dy deri në tre pyetje janë mjaftueshëm.

Shmangni pyetje që kanë lidhje me pagën, pushimet, orarin të cilat mund të negociohen pasi të keni fituar punën. Për momentin ju jeni duke bërë intervistën, kështu që ju duhet të tregoni se sa i interesuar, inteligjentë dhe i përkushtuar jeni.

Aspekte për të cilat mund të pyesni përfshijnë:

Pozicioni i punës- përgjegjësitë, projekte të veçanta, qëllimet kryesore, kriteret e performancës.

Vlerësimi i performancës- skema e vlerësimit, metodat e rishikimit, pagesat apo promovimi.

Organizimi i kompanisë apo i Departamentit- kujt do ti raportosh, cili është roli juaj në organizatë etj.

Mundësi- si udhëtime, trajnime, kualifikime etj.

Karriera- mundësi promovimi, pritshëmritë e kompanisë, rritja e kompanisë dhe zhvillimi më tej.

Më konkretisht disa nga pyetjet mund të jenë:

* Pse pozicioni është i lirë?
* Cilat janë prioritetet kryesore të këtij pozicioni për 6 muajt e ardhshëm?
* Cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat përballet Departamenti apo ekipi i punës aktualisht?
* A ka promovime brenda organizatës?
* Ofrohen trajnime apo mundësi të tjera zhvillimi profesional nga Kompania?
* Kur do të lajmëroni?

Related Posts
Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *