Barazia në punë

work-environment-1024x774Barazia në punë, në terma të thjeshtë është trajtimi i njëjtë i punonjësve pavarësisht moshës, seksit, racës, veshjes dhe  paraqitjes. Ndërkohë në situatat kur dikush trajtohet keq ose më pak favorshëm në krahasim me të tjerët që janë pjesë e po të njëjtit ambjent, atëhere kemi të bëjmë me diskriminim.

Çfarë mund të bësh për të luftuar diskriminimin?

Fatkeqësisht nuk ka një zgjidhje të lehtë për të shmangur diskriminimin, megjithatë, nëse ti je viktimë e diskriminimit për çfarë do lloj arsyeje, nuk duhet ta tolerosh dhe mbi të gjitha ai është ilegal.

Zakonisht mënyra më e mirë për t’i dhënë zgjidhje atij është ta shtrosh çështjen direkt me kompaninë ku punoni. Nëse diskutimi i çështjes dështon në dhënien e një zgjidhjeje të pranueshme, mundësia tjetër do të ishte: dërgimi i çështjes në tribunalin e punësimit. Nëse kjo do të ishte e vetmja mundësi që të ka mbetur, do të ishte shumë i nevojshëm një këshillim profesional përpara se të ndërmerrej ky veprim. Si edhe ndani shqetësimet me miqtë ose të afërmit tuaj, pabarazia nuk duhet të tolerohet…dhe çdo organizatë nuk duhet ta lejojë vazhdimësinë e saj.

Related Posts
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *