Tuesday, October 27, 2020

10 pikat që tregojnë se jeni më i zgjuar se të tjerët në vendin e punës (vërtetuar shkencërisht)

Duhen lexuar

Western Balkans Digital Summit Tirana 2020

Për shkak të pandemisë COVID-19, Samiti i 3-të Digjital do të organizohet në Platformën Hibride me sesione virtuale të mbajtura gjatë 26-28...

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Foto 43Ju ndoshta e dini, por nuk keni patur mundësinë të provoni se jeni më i zgjuar se pjesa tjetër e kolegëve në vendin tuaj të punës. Sipas studimeve shkencore, disa nga treguesit që tregojnë nivele të lartë të zgjuarsisë suaj janë si më poshtë:

  • Nuk pini duhan

Sipas një studimi në Izrael, në vitin 2010, me 20000 ushtarë meshkuj, u arrit në konkluzionin se ata që e pinin duhanin e kishin koefiçentin e inteligjencës (IQ) 7.5 pikë më të ulët se ata që nuk e pinin duhanin. Ky studim u realizua me meshkuj, por edhe për femrat vlen e njëjta gjë, nuk duhet pirë duhan.

  • Mashkull që nuk pini shumë alkol

Meshkujt me rezultate të larta në testin e inteligjencës nuk e pinin alkolin dhe e kundërta ndodhte me ata që e pinin. Në pirjen e alkolit ndikojnë shumë faktorë si gjendja ekonomike apo statusi social.

  • Femër që e pini alkolin

Në shkollën ekonomike të Londrës u realizua një studim sipas të cilit femrat e edukuara, me nivel të lartë inteligjence ishin ato që e pinin alkolin. Gjithashtu u rezultua se këto femra kishin rezultate të larta edhe në testet e shkollës.

  • Jeni fëmija i parë i lindur

Fëmijët më të mëdhenj kanë një nivel të IQ-së më të lartë. Ky fakt nuk është për shkak të faktorëve biologjikë, por për shkak të marrëdhënies psikologjike që kanë fëmijët me prindërit.

  • Jeni i gjatë

Sipas një studimi në vitin 2008 njerëzit e gjatë kishin koefiçentë inteligjene më të lartë.

  • Nuk jeni fetar, jeni liberal

Psikologu Satoshi Kanazawa, pas një studimi të kryer po në shkollën Ekonomike në Londër arriti në disa përfundime:

–          Njerëzit që nuk besonin në një fe kishin koefiçent inteligjence më të lartë se sa ata që kishin një besim fetar.

–          U vu re një diferencë prej 11 pikësh në testin e inteligjencës midis adoleshentëve që e konsideronin veten si liberalë (106 pikë) dhe atyre që e konsideronin veten konservativë (95 pikë).

  • Keni marrë leksione për muzikën

Në vitin 2011, në universitetin e New York u realizua një studim, sipas të cilit fëmijëve iu zhvillohej inteligjenca verbale dhe kishin ndryshime në aktivitetin e trurit pasi kishin marrë leksione për muzikën çdo ditë gjatë një muaji.

  • Jeni një person që pëlqeni macet

Kërkimet në Universitetin e Carroll panë se kishte një ndryshim në personalitetin e njerëzve që pëlqenin macet dhe atyre që pëlqenin qentë. Ata që preferojnë qentë janë më energjikë, pëlqejnë të dalin e të argëtohen, ndërsa ata që që preferojnë macet janë më të ndjeshëm, më mendje-hapur dhe me koefiçentë më të lartë të inteligjencës.

Pra si ju duken? Ashtu siç e prisnit apo jo?

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Western Balkans Digital Summit Tirana 2020

Për shkak të pandemisë COVID-19, Samiti i 3-të Digjital do të organizohet në Platformën Hibride me sesione virtuale të mbajtura gjatë 26-28...

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.