Saturday, October 24, 2020

10 gjërat që duhet të merrni gjithmonë me vete në një intervistë pune

Duhen lexuar

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

job inteview

1) Dosja

Ju duhet të sillni gjithmonë me vete një sasi të konsiderueshme dokumentash, por pikë së pari ju duhet të keni një dosje ku t’i ruani me kujdes këto dokumente. Thjesht ky veprim i vetëm bën që ju të dukeni të organizuar në sytë e punëdhënësit tuaj.

2) Disa kopje të CV suaj

Me shumë mundësi ju keni ngarkuar CV tuaj online në momentin që keni aplikuar për punen, por mos prisni që punëdhënesi juaj të ketë një kopje të saj në duart e tij.  Ti asnjëherë nuk mund ta dish sa sa punëkërkues do të takohen më të.

3) Kartat e biznesit

Edhe pse CV juaj duhet mund të përfshijë informacionin tuaj të kontaktit, marrja e kartave të biznesit nuk mund të konsiderohet e dalë mode, dhe nuk do të humbisnit gjë po ta merrni me vete. Kartat e biznesit mund të nxirren lehtë dhe do ju nxjerrin lehtë nga situata.

5) Referencat

Në qoftë se intervista shkon mirë, më mirë akoma, menaxheri i punësimit mund t’ju pyesë për referencat, kështu që bëni mirë të keni të përgatitur një listë me informacionin e kontaktit. Duhet të siguroheni që t’i jepni kompanisë çdo gjë që ata kanë nevojë në mënyrë që të ecin para me procesin e punësimit.

4) Portofol/ Mostra punësh

Në qoftë se ju jeni në një industri kreative siç është reklamimi, gazetaria, arkitektura apo dizajni, ju duhet të sillni shembuj të punës tuaj dhe t’ia jepni intervistuesit tuaj. Në varësi të asaj çka keni bërë, ndoshta duhet të tregoni mbështetjen që keni marrë në të kaluarën nga klientët në punën tuaj.

6) Laps dhe bllok

Të marrësh shënime gjatë intervistës suaj mund të jetë e dobishme për disa arsye. Pikë së pari, ju shfaqni interes në atë çka thotë intervistuesi dhe angazhoheni në bisedë, duke siguruar që nuk do të  harroni asnjë detaj të rëndësishëm për punën. Për më tepër, më vonë ju mund ti referoheni shënimeve për t’i dërguar një email falenderues punëdhënësit tuaj. Thjesht sigurohuni që të merrni lejë nga intervistuesi para se të merrni shënimet dhe mos e teproni me shënimet dhe të humbni kontaktin me sy me të.

7) Pyetjet

Për të treguar që jeni vërtet të interesuar për punën, duhet të keni pyetje për menaxherin e punësimit në mënyrë që t’I tregoni se i keni kuptuar vlerat e kompanisë, sfidat dhe kulturën. Ja se cilat janë pyetjet që do ju ndihmojnë të përqendroheni në këto pika:

-Si e përcakton dhe mat kompania suksesin?

-Cila është gjëja më e rëndësishme që unë mund të bëj në 60 ditët e para?

-Çfarë bëni për të inkurajuar shoqërinë dhe për të nxitur bashkëpunimin midis punonjësve me njëri tjetrin?

-Cilat janë reagimet e punëdhënësve kundrejt punonjësve?

8) Çështjet për diskutim

Intervistuesit e punëve shpesh herë të irritojnë. Njëra mënyrë për të reduktuar stresin para intervistës është që të zhvendosni kujtesën tuaj për të parë shënimet e gjërave që dëshironi të përmendni gjatë intervistës, siç janë aftësitë specifike ose anekdotat që nxjerrin në pah pikat e forta. DeWall rekomandon krijimin e një “liste të madhe” – një përmbledhje të shkurtër të arritjeve tuaja, të organizuara nga aftësitë e përcaktuara – që mund të rishikoni para se të ecni në intervistë. Këto arritje duhet të lidhen me përgjegjësitë e punës, thotë DeWall. Për shembull, nëse jeni duke intervistuar për një pozicion menaxhimi, duhet të përmendni projektin e fundit që keni mbikëqyrur dhe përshkruani se si keni tejkaluar pritjet e tua.

9) Mjet Identifikimi (ID)

Kjo mund të duket si e palogjikshme, por ia vlen të përmendet. Ju mund të keni nevojë për të treguar ID për të hyrë në ndërtesë, prandaj konsultohuni mirë me punëdhënësin tuaj për kërkesat e sigurisë para se të futeni në ndërtesë. Ruajtësi i sigurisë  mund t’ju pyesë emrin e kompanisë që po vizitoni, emrin e personit që dëshironi të takoni. Sigurohuni që t’i keni këto informacione para takimit tuaj të madh.

10) Një buzëqeshje

Është koha për një buzëqeshje. Gjithmonë duhen marrë në konsideratë përfitimet e arritjes me një qëndrim pozitiv. Punëdhënësit gjithmonë dëshirojnë të shohin sesa entuziast dhe të ngazëllyer jeni për pozicionin. Mos ua kurseni këtë mundësi, tregoni veten tuaj.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...